Lirohet Noizy, i caktohet dorëzania në shumën 50 mijë euro

Reperi Rigels Rajku i njohur me emrin artistik Noizy është liruar nga mbajtja pasi që i është caktuar dorëzania në shumën prej 50 mijë euro.

Vendimi është marrë nga Gjykata Themelore e Pejës, pasi që Prokuroria Themelore e Pejës gjatë seancës së sotme ka ndryshuar kërkesën nga paraburgimi në dorëzani.

Këtë e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi“, Elzana Kastrati,  zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Pejës.

Ndryshe, i dyshuari Rajku është vetëdorëzuar të martën në Polici.

Këtë e ka konfirmuar Shkodran Nikçi, zëdhënës i Prokurorisë Themelore në Pejë.

“Është vetëdorëzuar, do të intervistohet nga hetuesit policorë dhe do të ndalohet për 48 orë me urdhër të prokurorit të shtetit”, tha Nikçi.

Ndryshe, me kërkesë të Policisë së Kosovës, në korrik të këtij viti, Noizy ishte arrestuar në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim lidhur me rrahjen që kishte ndodhur më 1 gusht në një diskotekë në Pejë.

Bashkë me Noizyn është arrestuar edhe DJ i tij, Bahtjar Bajraktari, i cili po ashtu ishte në kërkim.

Më pas, Gjykata e Tiranës kishte vendosur për masën e “arrestit me burg” me qëllim ekstradimi drejt Kosovës të Rigels Rajkut dhe Bahtjar Bajraktarit, i njohur si DJ Crax.

Më 17 gusht 2024, Noizy ishte liruar me vendim të Gjykatës së Durrësit, pasi ofroi garanci pasurore prej 5 milionë lekësh.

Edhe Arkimed Lushaj i njohur si “Stresi” i cili ishte në kërkim për rastin e njëjtë, është dorëzuar në stacionin policor në Pejë më 1 nëntor 2024, ku u intervistua si i dyshuar. /BetimipërDrejtësi

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker