Lindita Nikolla: Bardhi dhe Noka ushtruan dhunë ndaj Flutura Açkës, ngjarja tejkalon shkeljen e rregullores

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla ka dënuar sjelljen e deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka ndaj Kryetares së Komisionit të Medias, Flutura Açka.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Nikolla shprehet se “ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit”.

Dënoj ashpërsisht ngjarjen shumë të rëndë që ndodhi sot në Komisionin e Medias të Kuvendit të Shqipërisë. Deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka, jo vetëm penguan me dhunë zhvillimin e mbledhjes së Komisionit, por fyen rëndë Kryetaren e Komisionit, deputeten e nderuar Flutura Açka. Ky sulm i paprecendent ndaj një zonje deputete të Kuvendit të Shqipërisë, është shumë më tepër se shkelje e Rregullores së Kuvendit dhe e etikës së sjelljes së deputetit.

Lexo edhe:

VIDEO/ Tensione mes demokratëve në Kuvend, Noka dhe Bardhi i shkulin mikrofonin Flutura Açkës, reagon ashpër Basha

Në një kohë kur Kuvendi është duke punuar për ashpërsimin e legjislacionit kundër dhunës ndaj grave, në mjediset e tij, në një sallë mbledhjesh ku duhet të zhvillohet debat për ligjet dhe prej nga duhet të rrezatohet edukatë dhe qytetari, në sy të kolegëve, medias dhe gjithë qytetarëve, dy deputetë ushtrojnë dhunë ndaj një kolegeje të tyre, deputete dhe Kryetare Komisioni. Dhuna e ushtruar prej deputetëve Bardhi dhe Noka i kaloi caqet e dhunës verbale, dhe për këtë flasin pamjet e transmetuara nga media“, thuhet në deklaratën e Nikollës.

Gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar të Medias, dy deputetët e opozitës Bardhi dhe Noka iu afruan Açkës dhe tentuan t’i ndërpresin fjalën.

Flamur Noka shkoi deri aty sa i shkuli mikrofonin kryetares së Komisionit, Açka. Pas këtij incidenti mbledhja e komisionit u ndërpre.

Lajmet Lindita Nikolla: Bardhi dhe Noka ushtruan dhunë ndaj Flutura Açkës, ngjarja tejkalon shkeljen e rregullores >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>