Limaj: Është koha që qytetarët të shikojnë kujt po ia japin besimin

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, para seancës së 35-të të Kuvendit të Kosovës, u shpreh i shqetësuar për situatën politike në vend dhe dështimet e njëpasnjëshme për ndërtimin e institucioneve të reja, pavarësisht fitores së partive në zgjedhje.

“Kjo është e habitshme çka po ndodh. Me u zgjedh, me kërku me bo vendin më mirë, e me bë tërë atë fushatë, me garu kush është më patriot, e me ta dhënë populli besimin, e mos me qenë në gjendje me u ul grupet politike me ndërtu qeveri, parlament e institucione – në kohën kur bota është trazuar, në krizë ekonomike të madhe,” tha Limaj para mediave sot.

Ai deklaroi se situata aktuale kërkon reflektim të thellë, jo vetëm nga politika, por edhe nga qytetarët.

“Në krejt këtë situatë, apeli im te qytetarët është: shikoni kujt po ia jepni besimin. Është koha me adresu përgjegjësinë,” theksoi ai. /Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker