Lille me shkrim të veçantë për Zhegrovën

Edon Zhegrova është duke kaluar momente të shkëlqyeshme te Lille dhe kështu ishte edhe sot në ndeshjen që skuadra e tij e fitoi me rezultat 2:0 ndaj Strasbourg.

Lille ka vendosur që t’ia kushtojë një shkrim të veçantë Edon Zhegrovës, duke analizuar paraqitjen e tij fantastike kundër Strasbourg, përcjell Futbollikosovar.net.

“Ka qenë njëri prej arkitektëve më të mëdhenj të triumfit të sotëm të Lillet kundër Strasbourgut. Gjithmonë shumë i gatshëm dhe vendimtar në krahun e djathtë të fushës. Edon Zhegrova konfirmoi formën e mirë aktuale që ka”, shkruan klubi i Lille.

Në vijim të shkrimit specifikohet si ai ka fituar edhe zemrat e publikut: “Në minutën e 73’ ia la vendin Andre Gomesit mes duartrokitjeve të publikut, që këndoi emrin e tij”, përfundoi shkrimi i klubit francez.

Në këtë takim Zhegrova ishte vendimtar në njëfarë forme, pasi falë tij skuadra fitoi penalltinë që zhbllokoi rezultatin në minutën e 23-të.

Lajmet Lille me shkrim të veçantë për Zhegrovën >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!