Lidhja Rajonale e Gjilanit reagon ndaj FFK-së: Ende si kemi marrë ftesat për Kuvendin e së premtes

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit, njofton se nuk ka marrë ftesë për Kuvendin e Jashtëzakonshëm të FFK-së që do të mbahet të premten që po vjen.

LRFGJ thotë se dy delegatët e tyre nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.

Ky Kuvend do të mbahet për ta votuar draft-statutin e ri, shkruan Rahoveci.INFO.

Lidhja Rajonale e Futbollit e Gjilanit – LRFGJ me datë 18.01.2023 ka kërkuar nga Federata e Futbollit e Kosovës – FFK se me datë 17.01.2023 dy delegatë nga LRFGJ nuk i kanë pranuar ftesat dhe materialet për kuvendin e datës 27.01.2023.Pas mbledhjes së bordit të LRFGJ-së, është kërkuar që të sillen materialet dhe ftesat për dy delegatët Malazog Hoxha dhe Mirsad Sylejmani të cilët edhe janë delegat legjitim.Deri sot, as LRFGJ dhe as delegatët në fjalë, nuk kanë pranuar ndonje email nga FFK dhe nuk i janë sjell as ftesat dhe as materialet e kuvendit”, thuhej ndër tjera në njoftimin e tyre.

Ndërkohë, FC Prishtina, FC Drita dhe Trepça ’89 kanë raportuar se nuk do ta votojnë draft-statutin e propozuar nga FFK.

Lajmet Lidhja Rajonale e Gjilanit reagon ndaj FFK-së: Ende si kemi marrë ftesat për Kuvendin e së premtes >> Rahoveci.INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!