Liderët e opozitës së RMV urojnë shqiptarët në ditën e Pavarësisë së Shqipërisë

Në 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar shqiptarët, që siç tha, përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve, përcjell TV21.

Ahmeti tha se, kjo ditë përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet nuk duhet ti ndalim asnjëherë .

“Të dashur vëllezër e motra bashkëatdhetarë, Ju uroj nga zemra ditën e flamurit dhe të pavarësisë së Shqipërisë.
Ky përvjetor i 112-të i ditëve më të shenjta të kombit tonë shqiptar na përkujton që përpjekjet për liri, barazi, pavarësi, flamur, gjuhë janë të përditshme dhe angazhimet tona nuk duhet ti ndalim asnjëherë, për arsye se liria nuk është një destinacion, por një rrugëtim i përhershëm dhe i pandalshëm. Përjetësi Shqipërisë dhe shqiptarëve”, tha Ahmeti.

E lideri i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se, sot të gjithë festojmë em të njëjtën ndjenjë krenarie pavarësisht se të ndarë në shumë shtete e të shpërndarë në tërë globin. Sela tutje tha se, duhet punar për ta përmbushur amanetin.

“Edhe pse të ndarë në shumë shtete, e të shpërndarë në mbarë globin, sot të gjithë festojmë me të njëjtën ndjenjë krenarie e atdhedashurie. Sot shënojmë një nga datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, kur nga momentet më sfiduese për popullin kanë lindur ngjarjet më të mëdhaja që ngritën kombin. Të festojmë, të mburremi, e të punojmë për të përmbushur amanetin e të parë dhe për të ndërtuar të ardhmen tonë e të fëmijë tanë”, u shpreh Sela!

Ndërkohë, i pari i PDSH-së, Menduh Thaçi uroi që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar dhe siç tha, kjo ditë shënon mement historik.

“Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë, nderojmë me krenari forcën, qëndresën dhe unitetin e popullit shqiptar. Kjo ditë shënon një moment historik, duke reflektuar sakrificat dhe vendosmërinë që formësuan një Shqipëri të lirë dhe të pavarur. Uroj që fryma e kësaj dite të frymëzojë harmoni dhe sukses për popullin shqiptar anembanë. Në emrin tim dhe në emër të Partisë Demokratike Shqiptare, Ju uroj Ditën e Pavarësisë!”, ka shkruar Menduh Thaçi.

Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e ka uruar edhe kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha që shkurt tha, “Një komb, një gjuhë, një flamur! Urime 28 Nëntori”.


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker