Liderët e opozitës së Kosovës, urojnë 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

(Lajm i përditësuar)

Abdixhiku uron 28 nëntorin: Kujtojmë të shkuarën, nderojmë të rënët dhe punojmë për të ardhmen

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar të gjithë shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe 112 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.

Abdixhiku ka thënë se Shqipëria u bë një realitet përmes sakrificës dhe guximit të një brezi të lavdishëm, duke shtuar Shqipëria si shtet pas tërë këtyre viteve të pavarësisë, është faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon.

Ai tutje ka kujtuar edhe Presidentin Historik, Ibrahim Rugova. Komandantin Legjendar, Adem Jashari dhe dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo datë, përkon me ditëlindjen e Gjergj Kastriotit Skenderbeut; mban emrin e Ismail Qemailit bashkë me patriotët e tjerë, që shpallën pavarësinë e Shqipërisë. Sot, e kujtojmë dhe Presidentin historik, Ibrahim Rugova, që me idenë dhe bërjen e shtetit të Kosovës, e plotëson këtë ditë të madhe. E kujtojmë komandantin legjendar, Adem Jashari, sakrifica e të cilit është shembull për mbrojtjen e pragut të shtëpisë. I kujtojmë e nderojmë dëshmorët, heronjtë dhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pa kontributin e tyre, Kosova dhe Shqipëria nuk do të ishin si sot!”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Krasniqi në Prekaz: Festë që na emocion pasi nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, së bashku më bashkëpartiak kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Nga aty, Krasniqi ka thënë se kjo feste duhet të shërbejë për të bërë punë të mira për shtetin, ndërsa theksoi se festa e 28 Nëntorit nuk është e plotë pasi mungojnë ish-krerët e shtetit, të cilët gjenden në Hagë.

“Edhe sot në shënim të festave tona kombëtare jemi këtu në Prekazin heroik aty ku i ka rrënjët historia e luftës çlirimtare, por ku i ka rrënjët edhe liria e popullit tonë. Për të nderuar kontributin e jashtëzakonshëm e titanik të familjes Jashari në krye me komandantin Adem Jashari por edhe për të uruar gjithë shqiptarët kudo që janë për festen e flamurit. Për 28 nëntorin e Krujës, 28 nëntorin e Vlorës, 28 nëntorin e Prekazit, por edhe për të përkujtuar daljen publike në këtë datë të UÇK”.

“Është një festë e cila duhet të na frymëzoj secilin për të bërë punë të mira për popullin tonë për vendin tonë, është një festë e cila duhet të na përkujtoj sakrificat e gjeneratave të shumta për lirinë dhe shtetin tonë. Normalisht është edhe një festë e cila na emocion sepse nuk i kemi në mesin tonë themeluesit dhe udhëheqësit e UÇK-së Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqi, Rexhep Selim dhe shokët e tyre të cilët po i zhvillojnë edhe sot e kësaj dite besoj shumë betejën e fundit për drejtësinë dhe lavdin e luftës çlirimtare”, u shpreh Krasniqi në një konferencë për media.

Haradinaj uron pavarësinë e Shqipërisë: Në këtë datë të shenjtë, nderohen të gjithë patriotët shqiptarë ndër shekuj.
Kryetari i Alenancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar pavarësinë e Shqipërisë.
Ai përmes një postimi në Facebook është shprehur se në këtë datë të shenjtë për kombin tonë nderohen të gjithë patriotët shqiptarë ndër shekuj.
“28 Nëntori si kryefestë e shqiptarëve që nga viti 1443, për të vazhduar më 28 nëntor 1912 me aktin shpalljes së pavarësisë e deri tek 28 nëntori i 1997 me daljen e parë publike të UÇK-së, është emocioni më sublim i çdo shqiptari. Sot, në pritjen solemne të organizuar nga ambasadori Malaj, përkujtuam aktin sublim që i dha jetë shtetit shqiptar. Në këtë datë të shenjtë për kombin tonë, nderojmë gjithe patriotët shqiptarë ndër shekuj, duke filluar nga Skenderbeu e për të vazhduar tek ati i shpalljes së pavarësisë, Ismajl Qemali dhe çdo patriot kontributdhënës i kombit shqiptar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Behgjet Pacolli uron 28 nëntorin të gjithë shqipëtarëve

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka uruar shqiptarët me rastin e 28 Nëntorit.

Nëpërmjet një fotografie të flamurit kombëtar të postuar në Instagram, Pacolli shkroi: “Gjithë shqiptarëve, kudo që ndodhen, urime 28 Nëntorin datën me simbolike të unitetit dhe krenarisë kombëtare”. /21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Behgjet Pacolli (@behgjetpacolli)

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker