Liderët e Kosovës urojnë Fitër Bajramin

Liderët e Kosovës me rastin e Fitër Bajramit uruan besimtarët myslimanë.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar Fitër Bajramin.
Duke uruar paqe e begati , ajo ka thënë se kjo festë shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Urimi i Presidentes Osmani për Fitër Bajram
Me rastin e Fitër Bajramit, ju shpreh urimet më të përzemërta, duke ju dëshiruar paqe, begati dhe harmoni në familjet dhe zemrat tuaja.
Kjo ditë feste shënon përmbylljen e një muaji sakrifice, devotshmërie dhe reflektimi.
Bajrami është festë e mirësisë dhe e solidaritetit, një moment për ta ndarë gëzimin me familjen, miqtë dhe ata që kanë më shumë nevojë për dashuri dhe mbështetje.
Le të shërbejë kjo ditë si një rikujtim se durimi, përkushtimi dhe zemërgjerësia janë vlera që duhet të na udhëheqin gjithnjë.
Urime Fitër Bajramin me zemër të bardhë dhe me vepra të mbara!
Derisa Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.
Duke uruar shëndet e mirësi, ai ka uruar që edhe agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes
Urimi i plotë
Gëzuar Fitër Bajrami për juve edhe familjet tuaja! Ju përcjellshin gjithmonë shëndeti, mirësia dhe begatia.
Qoftë ky muaj rikthim te vlerat më të pastra njerëzore: dashuria, mëshira dhe solidariteti.
Uroj që agjërimi i Ramazanit të jetë bërë ripërtëritje e trupit, kthjellim i mendjes dhe pastrim i shpirtit./21Media