Lëndohet Ismajli, dyshime se do mund të angazhohet në Kombëtare

Ardian Ismajli nuk arriti dot të përfundonte ndeshjen e kësaj fundjave, atë humbje minimale në “San Siro” me Milanin.

Mbrojtësi i Kombëtares u detyrua që të linte fushën e lojës, për shkak të një shqetësimi muskulor.

Në minutën e 42-të, Ismajli ulet në tokë dhe nuk mund të vazhdonte, teksa kërkoi zëvendësim të detyruar.

Ismajli ka pësuar një kontraktim në muskujt e kofshës dhe për këtë arsye nuk është stërvitur dje me grupin.

Mbrojtësi duhet të pushojë disa ditë, për t’u rikthyer sërish me ekipin.

Maksimumi Ismajli mund të humbasë vetëm ndeshjen e radhës, ndërkohë nuk dihet nëse do të jetë gati për dy miqësoret e muajit mars.

Lajmet Lëndohet Ismajli, dyshime se do mund të angazhohet në Kombëtare >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>