Lëndohen katër persona në një vetaksident në rrugën Prishtinë – Pejë

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur sonte në rrugën Prishtinë – Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 20:25, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë -Pejë. Në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore”, ka thënë ai.

Po ashtu, Krasniqi ai tha se njësitet policore janë duke u marrë me aksidentin.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!