Legalizim objektesh dhe trojesh, Prokuroria izolon ish-kreun e Kadastrës Sarandë dhe 2 ish-zyrtarët, arrest shtëpie dhe për ish-deputetin e PD

Prokuroria e Sarandës ka vendosur 4 masa sigurimi për ish-zyrtarë të ASHK Sarandë dhe një ish-deputet, të dyshuar për “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.

Pas vendimit të dhënë nga Gjyqtari i seancës paraprake i cili la në fuqi kërkesën e Prokurorisë, policia e Sarandës ka ekzekutuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për ish-Drejtoreshën e ASHK Sarandë, Aida Demi 40 vjeçe; si dhe masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për ish-zyrtarët e po të njëjtit institucion, Erald Lika 33 vjeç dhe Ermen Stroka 34 vjeç dhe ish-deputetin e Partisë Demokratike, Gani Hoxha.

Gjatë caktimit të masës së lehtë të sigurisë ndaj Demit, mësohet se janë marrë parasysh edhe kushtet specifike familjare të saj, si nënë e dy fëmijëve të mitur.

Njëkohësisht Prokuroria e Sarandës ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të 4 personave të mësipërm.

Zyrtarët e ndaluar mësohet se kanë legalizuar një objekt 4 kate në hyrje të qytetit të Sarandës me sipërfaqe ndërtimi për banim 1359 m2 dhe me sipërfaqe 1056 m2 aktivitet social ekonomik, duke i bashkangjitur edhe një truall 1000 m2.

Objekti bashkë me truallin më pas është pajisur me certifikatë pronësie në emër të shtetasit Gani Hoxha. Prokuroria e cilëson legalizimin dhe regjistrimin e pronës si të paligjshëm, pasi kjo pronë realisht është e regjistruar në emër të familjes Sejko dhe është përfituar nga Hoxha me dokumente të falsifikuara.

Brenda tre ditëve në vijim, katër të ndaluarit pritet të paraqiten në Gjykatën e Sarandës për t’u njohur me masat e sigurisë.

Lajmet Legalizim objektesh dhe trojesh, Prokuroria izolon ish-kreun e Kadastrës Sarandë dhe 2 ish-zyrtarët, arrest shtëpie dhe për ish-deputetin e PD >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>