LDK mohon raportimet se Abdixhiku i takua me Konjufcën

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka reaguar ndaj deklaratës se kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, është takuar javën e kaluar me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Informata për takim u dha nga analisti Valon Syla, sipas të cilit në takim ka pasur një frymë dakordimi për shkuarje në zgjedhje të parakohshme.

Por Rukiqi ka shkruar se lajmi është i pavërtetë.

“Lajmi për takimin e Kryetarit Abdixhiku, me kreun e Kuvendit, është i pasaktë”, shkroi ai në Facebook.

Sipas Rukiqit, LDK i ka publike dhe të qarta qëndrimet për zgjedhjet.

Ai ka kërkuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që të dorëhiqet, teksa tregon se kjo parti opozitare është e gatshme për zgjedhje.

“Kryeministri i dorëzuar duhet të japë dorëheqje, t’iu tregoj qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, shtoi ai.

Lajmet LDK mohon raportimet se Abdixhiku i takua me Konjufcën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>