LDK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të dy projektligjeve
Lidhja Demokartike e Kosovës ka vlerësuar se projekligjet e miratuara në Kuvend përbëjnë shkelje kushtetuese dhe ligjore dhe si të tilla janë një përpjekje e Qevverisë aktuale për të kontrolluar institucionet përfshirë edhe mediat.
Armend Zemaj, deputet i LDK-së i tha RTV21 se partia e tij po e shqryton mundësinë e dërgimit në Kushtetuese të projekligjeve të miratuara.
“Këto ligje që u miratuan sot do mbetën njollë e zezë të shkaktuara nga LVV për Kosovën ajo që e rëndon edhe me shumë situatën është se LVV nuk mori parasysh asnjë rekomandim nga gjithë mekanizmat ndërkombëtar të cilat e mbështetën hap pas hapi shtetësinë e Kosovës. Perveç tentimit të kapjes se gjithkçaje, LVV po tenton të kap edhe Këshillin Prokurorial dhe mediat e pavarura. Neve si LDK nuk na mbetet rrugë tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese edhe pse Gjykata për këto ligje ka dhënë fjalën e saj njëherë. Dhe ne si LDK me ekspertët tanë i kemi gati të gjeturat dhe do t’i adresojmë në Gjykatën Kushtetuese e cila edhe pse po atakohet vazhdimisht nga Qeveria, besojmë se do të marr vendim të merituar siç mori vendime edhe për projektligjet e tjera.”, deklaroi Zemaj.
Lajmet LDK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese të dy projektligjeve >> Rahoveci INFO.