LDK-ja me Forum të këshilltarëve lokalë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka formuar për herë të parë Forumin e Këshilltarëve Lokalë.

Ky forum është një trup koordinues dhe politikbërës i asamblistëve në të gjithë Kosovën e që tregon se asamblistët e LDK-së përfaqësojnë fuqinë reale të partisë.

Në një postim në faqen e LDK-së thuhet se “të 209 këshilltarët e zgjedhur lokalë, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi”.

“Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale. Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor”, thuhet në njoftimin e partisë.

Aty thuhet po ashtu se takimi i parë dhe konstituiv i Forumit të Këshilltarëve Lokalë mbahet gjatë muajit mars.

Njoftimi i plotë:

Le të Lidhemi!

Lidhja Demokratike e Kosovës për herë të parë themelon Forumin e Këshilltarëve Lokal; nje trup koordinues dhe politikbërës i asambleistëve në të gjithë vendin.

Të 209 këshilltarët e zgjedhur lokal, nga procesi i fundit zgjedhor i vitit 2021 do të jenë anëtarë të këtij Forumi.

Me vendim të Kryesisë Qendrore, Ilir Ferati, kryetar i komunës së Istogut është zgjedhur kryesues i Forumit të Këshilltarëve Lokal, deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Ky trup, synon të unifikojë politikat lokale të Lidhjes Demokratike të Kosovës; të shkëmbejë përvojat më të mira, sikurse dhe të rris në nivel të ri organizimin e brendshëm partiak në këtë vit zgjedhor.

Takimi i parë – dhe konstituiv – i Forumit të Këshilltarëve Lokal mbahet gjatë muajit mars.

Lajmet LDK-ja me Forum të këshilltarëve lokalë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>