LDK-ja kritikon prapë Qeverinë Kurti, e akuzon për propagandë

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vazhduar ta kritikojë Qeverinë Kurti për propagandë.

Deklarimet e Qeverisë se “Kosova ka përparuar në indekset ndërkombëtare”, LDK-ja i ka  cilësuar si propagandë.

“Propaganda e pushtetit e ka fshehur vitin 2023 për Raportin e BE-së dhe atë të World Justice Project ku Kosova ka ngecje.

Raporti i Progresit i BE-së për Kosovën në vitin 2023 ishte më i keqi ndër vite. Në indeksin Transparency International kundër korrupsionit, Kosova ka ngecur në 41 poena nga viti 2022.

Radhitja e shteteve në këtë indeks nuk tregon asgjë sepse vendet mund të ndryshojnë vend pa pasur asnjë përmirësim.

2014-2017, gjatë qeverisjes së LDK-së, Kosova u ngrit nga 33 poena në 39 poena në Transparency International. Pushteti aktual e mori mandatin me 39 poena dhe nuk e ngriti më shumë se 2”, thuhet në njoftim e LDK-së në Facebook.

Lajmet LDK-ja kritikon prapë Qeverinë Kurti, e akuzon për propagandë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>