Laureta Roshi: Për RTSH-në dhe loja “ngriva – shkriva”
Mediat private I trëmben zgjimit të rtsh/së dhe funksionit të tij si media publike, dhe I mëshojnë më shumë legjendave urbane mbi bëma telenovelash duke I ikur të vërtetës se rtsh I tremb. Historiku 64 vjecar I televizionit shqiptar dhe 85 vjecar I Radio Tiranës bart shumë jetë dhe investim me passion.
Dje, në morinë e lajmeve kaloi si titull emërimi I komanduar I drejtoreshës së përgjithshme,te Radio Televizionit Publik Shqiptar po pa cituar asnjë burim zyrtar, as ndonjë vendim te bërë public nga këshilli drejtues I rtsh/së, apo ndonjë deklaratë te drejtuesve të këshillit…
Nëse pyet të thonë mos u lodh kot, është politike. Në një muaj të tensioneve brenda rtsh/së te transmetuara vetëm në mediat private, këshilli drejtues ka heshtur, nuk ka patur asnjë iniciative për mbledhje urgjente, asnjë deklaratë publike në emër të këshillit drejtues. Ka patur vetëm një polemikë të mekur mes interesit të privatit “ta ngrimë tvsh/në”, dhe zërit tjetër që foli “për ish /rtsh”.
Këshilli drejtues ka heshtur lidhur dhe me transparencën për përdorimin e fondit public te quajtur prodhime të porositura për vitin 2022, transparencen financiare te festivalit te Kenges, sikundër nuk pati asnjë reagim për mungesën e transmetimit të kampionatit Europian të Futbollit ku luante Kombëtarja dhe ku media private gjatë transmetimeve nuk harroi të lancojë të drejtën e transmetimit edhe për kampionatin e radhshëm “toke e xanun e drejta publike”.
RTSH ja I tremb mediat private, si për ekuilibrin mbi të vërtetën dhe për interesin e ruajtjes së dinjitetit njerëzor dhe për kapacitet e gazetarëve që marrin në skuadër kur deshirojne natyrisht edhe përvojën shumë vjecare edhe një liri krijuese që të private nuk e gjen. . Rtsh /ja tashmë është në bashkë transmetime edhe me Radio televizionin e Kosovës për të trasnmetuara gjatë 24 orëve produketet e njëri tjetrit, marrveshje e fimosur një vit më parë.
Mendoj se Rtsh nuk është politike, dhe se qasja e politikës te rtsh mbetet e orientuar nga interesat e mediave private.
RTSH nuk është politike se nuk ka politikë për median publike po ka një paqe me interesat e mediave private si për të drejtat e transmetimit dhe për organizimin e veprimtarive kombëtare tip llotarie apo spektakël ku në cdo togfjalësh vendoset emri Shqipëri. Në dy drejtuesit e fundit në dy vite, rtsh ja ndryshoi transmetimin , forcoi cilësinë teknike të transmetimit dhe prodhoi për një audiencë në rritje pavarësisht spontanitetit të prodhimeve dhe mungesës së autoreklame të vetë rtsh. Në rtsh sot janë emra të drejtuesve të programeve dikur shumë të ndjekura te privatet cfarë ua ndryshoi audiencën e tyre? Mendoj mosbërja e reklamës Brenda transmetimit dhe mos zgjimi i interesit të audiencës në mënyrë ritmike, gjë që mediat private e imponojnë në mes edhe telenovelave me të lodhshme.
Rtsh e ka mundësinë e një audience të besueshme dhe pa moshë si dhe është dhe dukë dhënë një model të gazetarisë mbijetuese në Shqipëri si me edicionet e përditshme informative dhe me 10 emisione në javë në kanalin e parë, për të kujtuar kanalet e tjera rtsh 24 dhe cdo kanal qe audienca e kap me pultin rastësisht në mungesë të një program lidhës të respektueshëm e të ndërtuar mbi fashat e audiencës, e cila kërkon në të që ekrani të flas për jetën reale shqiptare.
Nëse do të matej audienca me interes të vërtetën dhe do të bëhej publike matja e saj per rtsh në raport me median private do të kishte pika kulmore që e vendosin cdo drejtues apo prodhues të rtsh/së në dilemën ngriva shkriva, pasi privati I përdor të gjitha format për ta heshtur rtsh, që te termat “ dikur rtsh” sot te një këshill drejtues me profesionistë të fushave të artit që jo vetëm për konflikt interesi nuk I gjen aktivë në prodhimet e rtsh/se. Se nëse media private po e bën lavazhin e shoqërisë në drejtimin e një imazhi pa identitet Rtsh po mbijeton me rregullat e informimit, argëtimit dhe edukimit si i vetmi vend shkollë gazetarie për ata që ende besojnë te e vërteta dhe puna e gazetarit, për studentët e rinj të gazetarisë. RTSH flet shqip me dashuri për gjuhën shqipe.
Sa herë rtsh fillon gjallon nis e del legjenda urbane që e mbush mjedisin mediatik, llokocitës por nuk bëhet object i debateve publice në transmetime të hapura nën siglën rtsh, aty ku publiku të ndjek me interes transmetimet për të cilat bën një pagesë.
Eshtë politikë rtsh/ja të thonë ne mungese te politikes mbeshtetese per televizionin publik, rtsh behet politik si me shkopin magjik sa here privati do, se kronikat e politikes jane te njejta ne cdo ekran. Po sa herë Radio Tirana dhe kanalet e transmetimit te tvsh/së në platformat dixhitale janë të harmonizuara përmes një programacioni me jetë dhe me qëllim ka tërheqjen e audiencës dhe matjen e saj, si dhe çeljen e debateve sociale ne rrjetin e internetit me siglën rtsh privati zgjohet bashke me termin ish rtsh, rtsh politike.
Cfare po ndodh me transmetuesit publik ne rajon, ku ndryshimi eshte i dukshem te numri i operatoreve privat shumene rritje qeka shqiperia per nr te popullsise dhe per mos transparencen e aksionereve dhe burimin e parave te tyre. Ndersa rtsh po mbijeton Përmes respektimit te zhvillimit dhe traditës se vendit duke zbatuar marrveshjet e nënshkruara nga institucioni ku sugjeroj perfshirjen në veprimtarine e rtsh/së parimet e sugjeruara nga EBU, modeli I artikullit 19 etj
Mediat private kane strategjite e bizneseve te tyre private dhe kredive te zhytura ku duke bere presion me ngjarjet sociale apo investigime me gjobvenieje ja dalin ta mbajne te ngerthyer mocalin shqiptar.
Cdo gjë që ndodh në Kuvendin e Shqipërisë shihet live në rtsh kjo është balaca e fituar edhe nga investimi në teknologji. Cdo trasmetim live nga vendngjarja apo ngjarjet e ditës raportohet por prapë dicka mungon dhe ti ulesh në mjedise publike dhe rrallë e sheh ekranin e dashur të zgjedhur aty ne murin qe te bashkon me te panjohurit, pasi privati ofon ulje tarifash shërbime ekstra për lokalet dhe mjediset e populluara. Kjo është pra ajo ngriva shkriva e audiencës që kërkon tashmë vijimësi dhe rregull transmetimi, programe me përfshirjen e kapaciteteve që prodhojnë jetë.
“Eshtë politike mos u lodh me rtsh”, ndërsa privati s lodhet kurrë së marri me rtsh /në për t ja marr arkivin, përvojën, siglën në kampionate me interes transmetimi e paketa fitimprurëse, pompimin e botokseve dhe titujve abuzivë, duke harruar se rtsh edhe kur hyn si vizitore tan grin syrin te ekrani me sigëln kuq e zi. Rtsh është dashuri për cdo audiencë.
Lajmet Laureta Roshi: Për RTSH-në dhe loja “ngriva – shkriva” >> Rahoveci INFO.