Laura Fazliu e kërkon medaljen e bronztë në repesazh

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu ka humbur në gjysmëfinale të Grand Prix Upper Austria që po mbahet në Linz të Austrisë, në kategorinë deri në 57 kilogramë, por do ta kerkojë medaljen e bronztë me anë të repesazhit.

Laura i ka filluar garat pa luftë në raundin e parë, teksa në raundin e dytë mposhti me ‘ippon’ italianen Carlotta Avanzato në kohën shtesë dhe në çerekfinale sllovenen Leila Mazouzi.

Megjithatë, xhudistja jonë u ndalua në gjysmëfinalen e kategorisë deri në 57 kilogramë, pasi u mposht nga japonezja So Morichika në kohë shtesë shkaku i tri ndëshkimeve.

Por, nuk ka përfunduar gjithçka këtu, pasi Laura do ta kërkojë medaljen e artë me anë të repesazhit, ku ende nuk dihet kundërshtarja e saj.

Distria Krasniqi një ditë më parë fitoi medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker