Laporta e do me çdo kusht Haalandin në Barcelonë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta e ka bërë Erling Haalandin si objektivin e tij kryesor për verën e vitit 2025, raporton gazeta spanjolle “Sport”.

Laporta dëshiron të bëjë një nënshkrim të profilit të lartë përpara përfundimit të mandatit të tij dhe klubi e ka identifikuar norvegjezin si objektivin e tyre kryesor.

Marrëdhënia mes presidentit të Barçës dhe agjentes së Haaland, Rafaela Pimenta është shumë fluide. Ka shumë besim mes të dyja palëve dhe ata shpresojnë se kjo mund t’i ndihmojë të bëjnë nënshkrimin realitet.

Ndryshe, Haaland është bërë lojtari kyç i Pep Guardioalas tek skuadra e Manchester Cityt dhe nuk do të jetë e lehtë që gjiganti anglez të heq dorë nga shërbimet e sulmuesit norvegjez.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker