Lanika Rexhepi fiton titullin e kampiones ballkanike

Sportistja kosovare Lanika Rexhepi është shpallur kampione ballkanike pas pesë ndeshjeve të zhvilluara në Kampionatin Ballkanik.

Rexhepi e nisi garën me fitore të qartë 6-0 ndaj përfaqësueses së Greqisë, ndërsa në raundin e dytë mposhti garuesen nga Qipro. Ajo vazhdoi me sukses edhe në ndeshjen e tretë, duke fituar ndaj Bosnjës.

Në gjysmëfinale, Rexhepi siguroi kalimin në finale pas një fitoreje me rezultat 6-1 kundër garueses nga Serbia.

Ndeshja për titull u zhvillua sërish ndaj një përfaqësueseje të Greqisë, ku pas një dueli të ngushtë, Lanika Rexhepi fitoi me rezultat 6-4, duke e përmbyllur kampionatin me sukses dhe duke e sjellë titullin e kampiones ballkanike për Kosovën.

Lajmet Lanika Rexhepi fiton titullin e kampiones ballkanike >> Rahoveci INFO.

error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker