Lançohet Platforma e-inspektor, Bajrami: Digjitalizimi hap i rëndësishën në luftën kundër korrupsionit

Ministri për Informacionin dhe Administratën, Naim Bajrami e quan të hap të rëndësishëm digjitalizimin e shërbimeve të administratës, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me Kryetaren e Këshillit Inspektues – Daniella Rendevska, Bajrami njofton në llogarinë e tij në rrjetet sociale se është diskutuar pikërisht për Platformën e-inspektor që është projekt i finansuar nga USAID-i dhe EBRD-ja (European Bank for Reconstruction and Development) për digjitalizimin e inspektorateve.

“Me këtë projekt, të gjitha inspektoratet do të inkuadrohen në platformën e-inspektor”, thekson Bajrami, ndërsa shton se digjitalizimi është mjet efikas në luftën kundër korrupsionit.

Postimi

Në takimin e zhvilluar me Kryetaren e Këshillit Inspektues – Daniella Rendevska, diskutuam për Platformën e-inspektor që është projekt i finansuar nga USAID-i dhe EBRD-ja (European Bank for Reconstruction and Development) për digjitalizimin e inspektorateve. Me këtë projekt, të gjitha inspektoratet do të inkuadrohen në platformën e-inspektor.

Pikë e tepër e rëndësishme e diskutimit, ishin sfidat me të cilat përballet Këshilli Inspektues, digjitalizimi, si dhe mbështetja që ofrohet nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Gjithashtu, diskutuam edhe për LMS (Learning Management System) platformën e Këshillit Inspektues, përkatësisht mënyrën e nënshtrimit të provimit për licencat e inspektorëve.

Digjitalizimi i këtij procesi dhe platforma e-inspektor, do të ndikojnë në rritjen e kapaciteit, efikasitetit dhe efektivitetit mbi kryerjen e inspektimeve, si dhe do të kontribuojnë në rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë.

Digjitalizimi i këtyre proceseve është mjet shumfuqizim i mekanizmave kundër korrupsionit.

Lajmet Lançohet Platforma e-inspektor, Bajrami: Digjitalizimi hap i rëndësishën në luftën kundër korrupsionit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>