Lamtumira për Krypeshkopin Anastas, Rama: Punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë

Ditën e sotme po mbahet mbahet ceremonia mortore për Kryepeshkopin Anastas. Ceremonia po drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu.

Ndërkohë të pranishëm janë krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, por edhe të Greqisë.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama tha se Kryepeshkopi punoi 33 vite për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë.

Kreu i qeverisë shtoi se jeta e Janullatos ishte e gjatë, por mbi të gjitha shumë kuptimplotë..

“Komuniteti ortodoks është sot në zi! Kryepeshkopi e përfundoi detyrën e tij në shërbim të pjesëtarëve ortodoksë në Shqipëri. Jeta e tij ishte shumë e gjatë, por mbi të gjitha, kuptimplotë. Plot 33 vite punë për ringritjen e Kishës Autoqefale të Shqipërisë. Si një nga pikëpamjet e thjeshta njerëzore, jeta e Kryepeshkopit ishte një jetë e tejmbushur. Kur isha fëmijë, kujtonte Kryepeshkopi i ndjerë, nuk më mjaftonte t’i jepja diçka Perëndisë, përndryshe, por doja ta përkrahja plotësisht atë. Anastas dhe vepra e tij në krye të Kishës janë admiruar, bekuar, dhe nderuar”, ka thënë Rama. /vizionplus.tv

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker