Lama: Politika e Albin Kurtit është e ngjashme me atë të Enver Hoxhës

(Lajm i përditësuar)
Lama: Politika e Albin Kurtit është e ngjashme me atë të Enver Hoxhës
Ish diplomatja Alma Lama në emisionin “Click” në RTV21 krahasoi politikën e kryeminsitrit të Kosovës Aibin Kurti me atë të diktatorit shqiptar, Enver Hoxha.
“Vet politika e ALbin Kurtit ka qenë e ngjashme me atë të Enver Hoxhës, unë shoh shumë ngjashmëri domethënë, kjo ta sjellësh vendin tënd në konflikt me të gjithë partnerët dhe botën perëndimore që tty të ka #liruar, këtë vetëm Enever Hoxha e ka bërë me Shqipërinë”, tha ajo duke shtuar se nuk po ekzagjeron me këtë deklaratë.
Lama: Grenell ka marrë përsipër ta demaskojë Vetëvendosjen
Ish diplomatja Alma Lama duke folur rreth deklaratës së Richard Grenell për Qeverinë e Kosovës, tha në emisionin “Click” në RTV21 se Grenell po ia kujton Kurtit dhe popullit të Kosovës se si nuk duhet të sillen me aleatët.
“Vet Grenell ka qenë i atakuar personalisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe militantët e saj, pra ka pasur fushata kundër tij, dhe këto lloj sulmesh që janë bërë nuk harrohen shpejt. Dhe me sa shoh unë ai ka marrë përsipër tani që është kthyer në administratë t’i demaskojë, sepse jemi në fushatë elektorale dhe gjatë gjithë kohës Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministri kanë bërë një lloj mashtrimi të opinionit sikur jo nuk është e vërtetë që marrëdhëniet me SHBA-në janë dëmtuar por po intepretohet ashtu, madje kanë filluar të mëndojnë njerëzit se kështu duket në sipërfaqe se realisht marrëdhëniet vazhdojnë”, tha Lama.
“Ai vetëm jo që ju thotë që me neve nuk keni raporte, por i tregon se ju s’kemi pasur as me ata të tjerët”, tha Lama duke shtuar se administrata e Biden ishte më miqësorja për Kosovën dhe një gjë e tillë sipas saj nuk është shfrytëzuar./21Media