Lama: Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik

(Lajm i përditësuar)
Lama: Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik
Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur e mosvotimit të kandidates për kryetare të Kuvendit nga LVV, Albulena Haxhiu, ajo tha se LVV duhet të ndërrojë kandidatin.
Sipas saj Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik.
“Zgjidhja është që LVV duhet të ndërrojë kandidatin duhet të zgjedhë dikënd që tjerët e votojnë është shumë e thjeshtë por nuk e kanë këtë vullnet politik. Kuvendi i Kosovës nuk është zyre e një subjekti politik, e një partie politike, është kuvendi i të gjithve”, theksoi ajo. /Rahoveci INFO
Lama: Kryesuesi i seancës nuk është duke respektuar rregulloren
Analistja, Alma Lama, në emisionin “Click” të RTV21 lidhur me konstituimin e Kuvendit ajo ka thënë se kryesuesi i seancës, Avni Dehari nuk është duke respektuar rregulloren.
“Kryesuesi i seancës, deputeti më i vjetër nuk është duke respektuar rregulloren, ka dalë përtej rregullorës së punës, kështu që ata deputetët që nuk marrin pjesë në votim shkojnë aty sepse rregullorja e thotë që duhet të shkojnë qdo 48 orë”, tha ajo. /Rahoveci INFO