Lama: Kurti i ktheu deklaratë skandaloze Trump-it, me të cilin po përpiqen të komunikojnë edhe fuqitë botërore

 

Analistja Alma Lama, në emisionin “Click” në RTV21, analizoi deklaratën e presidentit amerikan Donald Trump dhënë së fundi për Kosovën, i cili tha se do t’i rikthehet raportit Kosovë–Serbi. Lama kritikoi qasjen e përfaqësuesve të Kosovës ndaj kësaj deklarate.

“Ishte totalisht irrituese, ishte jodiplomatike; në vend që të ishte falënderuese që do të riktheheni të na ndihmoni që të na njohë Serbia, ishte sfiduese. Do të thotë, këta jo vetëm që nuk e lexojnë politikën ndërkombëtare, por nuk arrijnë të kuptojnë as në mënyrën më të thjeshtë të komunikimit diplomatik. Kjo ishte deklarata skandaloze e Kurtit që ia ktheu presidentit amerikan, të cilit po mundohen t’ia gjejnë gjuhën e komunikimit edhe shtetet që janë fuqi botërore”, u shpreh Lama./Rahoveci INFO

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker