Lama: Deputetët nuk kanë të drejtë të bëjë asnjë punë tjetër zyrtare

(Lajm i përditësuar)
Analistja, Alma Lama, në emisionin Click të RTV21 ka deklaruar se deputetët nuk kanë të drejtë të punojnë asnjë punë zyrtare tjetër.
Teksa shton se mos drejta për punë zyrtare tjetër është me kushtetutë.
“Deputeti nuk ka të drejtë ta bëjë asnjë punë tjetër zyrtare, është me kushtetutë”, deklaroi ajo. /21Media
Lama: Nëse kjo qeveri nuk do të ishte në detyrë do të kishte të drejtën e emërimit apo të propozimit të kryetarit të Kuvendit
Analistja, Alma Lama, në emisionin Click të RTV21 lidhur me qeverinë në detyrë thotë se nëse kjo qeveri nuk do të ishte në detyrë do të kishte të drejtën e emërimit apo të propozimit të kryetarit të Kuvendit.
Ajo parashtron një pyetje qeverisë në detyrë “Si do të silleshin, në qoftë se dikush tjetër do të ishte në qeveri?
“Në qoftë se këta nuk do të ishin qeveri në dorëheqje apo në detyrë dhe do të kishin të drejtën e emërimit apo të propozimit të kryetarit të parlamentit, pra nuk do të kishin aksesin në qeveri qoftë edhe të kufizuar kështu me kompetencat e kufizuara. Si do të silleshin, në qoftë se dikush tjetër do të ishte në qeveri, pra politikisht a do të zgjaste kjo situatë kështu apo do të vraponin për të marrë pushtetin”, tha Lama. /21Media