LAjmi i fundit: Përfundon Takimi Kurti-Vuçiq, Borell pritet të tregojë rezultatin

Përfundon takimi Kurti-Vuçiq, Borell pritet të tregojë rezultatin.

Pas më shumë se 8 orëve negociata në Ohër, ka përfunduar edhe pjesa e dytë e takimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borell pritet që të dalë në konferencë për media për të bërë të ditur rezultatin e bisedimeve në mes të Kurtit dhe Vuçiqit.

Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se palët kanë ngecur tek puna e nënshkrimit.

Kurti ka insistuar që të ketë nënshkrim sot, derisa Vuçiq ka propozuar të nënshkruajë BE-ja si garanci për dy palët.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!