Lajmi i fundit / Nis qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar informon qytetarët se ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra në hyrje dhe në dalje në Jarinjë. Pala serbe ka njoftuar se është zgjidhur problemi me sistemin doganor që kanë pasur.

“Më datë, 20.02.2024 në ora 21:35, nga pala serbe jemi njoftuar se në PKK Jarinjë është rregulluar problemi që kanë pasur me sistemin doganor dhe se tani ka filluar qarkullimi i kamionëve me mallra si në hyrje ashtu edhe në dalje të RKS-së”, thuhet në njoftim.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar gjatë ditës njoftoi se në Jarinjë kamionët me mallra ishin bllokuar dhe qarkullimi ishte ndalur.

“Ju njoftojmë se sot më datë, 20.02.2024 nga ora 16:15, nga pala serbe jemi njoftuar se sistemi i Doganës se palës serbe nuk është duke funksionuar, andaj nuk janë duke qarkulluar kamionët me mallra si në hyrje dhe në dalje të PKK Jarinjë”, thuhej në njoftimin e parë të QKMK-së.

Lajmet Lajmi i fundit / Nis qarkullimi i kamionëve me mallra në Jarinjë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>