LAJMI I FUNDIT: LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën

LIBE voton pro liberalizimit të vizave për Kosovën.

Komiteti i Parlamentit Europian për Liritë Civile, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) sot ka votuar pro liberalizimit të vizave.

48 eurodeputetë votuan me 48 vota pro, 7 kundër dhe 3 abstenime, raporton Gazeta Express.

Pas votimit në LIBE duhet të ndodhë edhe votimi në Parlamentin Europian, që tashmë është dëshmuar pro heqjes së vizave edhe më herët.

Për këtë nga Parlamenti Europian kanë thënë për Gazetën Express se janë disa data kur ky institucion do ta hedhë në votim çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Seanca e radhës fillon të hënën më 16 janar, por kjo mund të jetë shumë shpejt pas votimit në Komitet. Mundësitë e ardhshme janë datat 1 ose 2 shkurt dhe 13 ose 16 shkurt”, ka thënë një zëdhënëse e PE’së për Express.

Pas votimit në PE, radha u vjen votimeve nga ambasadorët e BE’së dhe Këshillit të Ministrave me shumicë të thjeshtë.

Tutje, akti ligjor duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e institucioneve të BE-së: Komisioni Europian, Këshilli Europian, Komisioni Europian dhe Parlamenti Europian.

Pastaj, vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare dhe liberalizimi i vizave hyn në fuqi në afatin e dakorduar.

Ndryshe, Presidenca suedeze e Bashkimit Europian ka premtuar se do ta vazhdojë ritmin e paraardhëses së saj çeke për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën.

Për hapat e radhës, Presidenca suedeze pati dhënë zotim se do të kryhen në muajt e parë të këtij viti.

“Është një marrëveshje politike mes Këshillit dhe Parlamentit Europian. Formalitetet e mbetura në lidhje me rregulloren pritet të ndodhin në muajt e parë të Presidencës së Suedisë”, ka thënë ditë më parë për Express një zyrtare për shtyp nga Presidenca e Suedisë në BE.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!