Lajçak vjen në Kosovë, por s’e pret askush prej liderëve të vendit

Emisari evropian për dialogun, Miroslav Lajçak ka arritur për vizitë në Kosovë.

Mirëpo, mospërputhja e agjendës ka bërë që ky i fundit të mos ketë fare takime me dy udhëheqësit kryesor të vendit, presidenten Osmani dhe kryeministrin Kurti.

Këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina, ka dhënë detaje për mediat rreth arsyes së mostakimit.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, tha ai.

Në media është raportuar se po për të njëjtën arsye nuk do ta pret as shefi i ekzekutivit, Albin Kurti.

Ndërkohë, Lajçak gjatë ditës do të pritet në takim nga zëvendëskryeministri, njëherësh kryenegociatori i Kosovës për dialog, Besnik Bislimi, takim që e ka konfirmuar edhe Qeveria e Kosovës.

Lajçak viziton Kosovën një ditë pas një takimi në Athinë me kryeministrin e Serbisë, Millosh Vuçeviq.

Pas takimit me zyrtarin serb, Lajçak ka thënë në X – platformë e njohur më parë si Tëitter – se me Vuçeviqin ka biseduar për situatën e dialogut me Kosovën dhe për marrëdhëniet BE-Serbi.

Lajçak do të duhej të niste mandatin e si ambasador në Zvicër prej 1 shtatorit të këtij viti, por diçka e tillë nuk do të ndodhë derisa të emërohet një zyrtar i ri në pozitën që ai aktualisht mban.

Vizita e Lajçakut në Kosovë, është vazhdimësi e përpjekjeve të tij për të ndihmuar në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vlerat dhe standardet evropiane.

Lajmet Lajçak vjen në Kosovë, por s’e pret askush prej liderëve të vendit >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>