Lajçak takohet sonte me Bislimin

Zëvendëskryeministri i parë Besnik Bislimi do ta takojë sonte emisarin për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak.
Lajmin për kp e ka konfirmuar Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit të Kosovës.
“Për detajet mbi takimin do të ketë një komunikatë për media pas përfundimit të tij”, ka thënë ai duke mos dashur të jep më shumë detaje.
Ndryshe, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ndodhet për një vizitë të paparalajmëruar dyditore në Kosovë.
Drafti për themelimin e asociacionit pritet të jetë tema kryesore e takimeve që Lajçak pritet t’i ketë në Kosovë.
Krahas kësaj do të diskutohen edhe “çështje tjera” si dhe përgatitja e një takimi në kuadër të dialogut në nivel të kryenegociatorëve.
Lajmet Lajçak takohet sonte me Bislimin >> Rahoveci INFO.