Lajçak takohet me eurodeputeten gjermane, flasin për zhvillimet në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se sot është takuar me eurodeptueten gjermane, Viola Von Cramon, me të cilën kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në Kosovës dhe në rajon.

Lajcak ka thënë se e ka përditësuar eurodeputeten Cramon lidhur me zhvillimet në Dialogun Kosovë-Serbi dhe gjithashtu kanë diskutuar edhe për peisazhin e pas zgjedhjeve në Serbi.

“Është mirë të shkëmbehen shënimet me eurodeputeten Viola von Cramon lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë dhe më gjerë në rajon. Unë ndava përditësime mbi Dialogun e lehtësuar nga 🇪🇺 dhe gjithashtu u thelluam në peizazhin paszgjedhor në Serbi, së bashku me dinamikën brenda Parlamentit Evropian”, ka shkruar Lajcak.

Ky takim mes Lajcak dhe Cramon, vjen pasi eurodeptuetja ka qëndruar për një vizitë disa ditore në Kosovë e ku ka takuar krerët e shtetit.

Lajmet Lajçak takohet me eurodeputeten gjermane, flasin për zhvillimet në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>