Lajçak reagon sërish për dinarin: Kjo rregullore ka ndikim në komunitetin serb në Kosovë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se është duke i ndjekur nga afër zhvillimet e fundit për rregulloren e Bankës Qendrore të Kosovës për mos përdorimin e valutave të tjera monetare në territorin e vendit, pos “euro”-s.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka theksuar se kjo rregullore ka ndikim në komunitetin serb në Kosovë.

“Unë po i ndjek nga afër zhvillimet në lidhje me rregulloren e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës për operimet me para të gatshme, veçanërisht që ndikon tek komunitetet serbe që jetojnë në Kosovë”, ka thënë Lajçak.

Ndër tjera, Lajçak ka bërë të ditur se është duke punuar vazhdimisht me ekipin e tij për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, prej përfundimit të vizitës dhe takimeve të tij që i pati në Prishtinë dhe Beograd.

“Kjo javë fillon e ngarkuar për mua pasi unë dhe ekipi im po ndjekim gjërat nga vizita ime, duke u fokusuar më afër me dinamikën aktuale të procesit të normalizimit”, ka thënë Lajçak, i dërguari i BE-së ka përmendur edhe takimet që ka zhvilluar me liderët e të dyja shteteve.

Duke filluar nga Beogradi, u takova me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryenegociatorin Petar Petkoviq. Në vazhdim të udhëtimit tim në Kosovë, u takova me presidenten Vjosa Osmani për ta informuar për dialogun, si dhe me kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e parë dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi. Natyrisht, kemi diskutuar për dialogun dhe kemi folur edhe për gjendjen aktuale të marrëdhënieve BE-Kosovë”, ka thënë Lajçak.

Lajmet Lajçak reagon sërish për dinarin: Kjo rregullore ka ndikim në komunitetin serb në Kosovë >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>