Lajçak: Po përgatitet për një javë dinamike në Davos, atje do të jenë Kurti dhe Vuçiq

I dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar për takimet e tij javore që kishte në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi.

Lajçak ka treguar se po përgatitet për një javë dinamike në Davos të Zvicrës ku do të mbahet Forumi Ekonomik Botëror.

Atje pritet të jenë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Por emisari evropian nuk përmendi ndonjë takim potencial në mes Kurtit e Vuçiqit.

“Me përfundimin e javës, unë po përfundoj përgatitjet e mia për javën e ardhshme dinamike, gjatë së cilës do të jem në Davos  duke marrë pjesë në Takimin e 54-të Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror. Do të marr pjesë në disa panele diskutimesh dhe do të kem takime të shumta dypalëshe”, ka deklaruar Lajçak.

Po ashtu ai ka falënderuar Francën për mbështetjen në procesin e dialogut.

”Duke filluar javën e parë të punës të vitit, vizitova Parisin, ku u angazhova në një sërë takimesh shumë konstruktive dhe thelbësore në Quai d’Orsay dhe Élysée. Objektivi kryesor ishte sinkronizimi i përpjekjeve me homologët e mi francezë dhe vendosja e bazave për muajt në vijim. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë dhe të vazhdueshme nga Franca në përpjekjet e mia për të lehtësuar Dialogun e udhëhequr nga BE dhe për bashkëpunimin e frytshëm që vazhdojmë të gëzojmë”, ka shkruar Lajçak në Facebook, të dielën.

Më tutje ai ka thënë se ka bërë një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në dialog. Ai ka përmendur edhe njohjen e targave në mes Kosovës dhe Serbisë.

“Të mërkurën, kam ofruar një informim gjithëpërfshirës për ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në Bruksel, duke informuar për arritjet e arritura në Dialog që nga prezantimi im i fundit në tetor dhe pritshmëritë për vitin 2024. Veçanërisht, të dyja palët njohën zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe shfuqizoi plotësisht regjimin e afisheve, një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Progres i konsiderueshëm është arritur edhe në zbatimin e Udhërrëfyesit për Energjinë”, ka thënë Lajçak.

Lajmet Lajçak: Po përgatitet për një javë dinamike në Davos, atje do të jenë Kurti dhe Vuçiq >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>