Lajçak për takimin me Richard Verma: Theksova rëndësinë e bashkëpunimit BE-ShBA në Ballkan

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qenë në vizitë në Uashigton.
Ai është takuar me e Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhment dhe Resurse, Richard Verma.
Detajt e këtij takimi Lajçak ia ka bërë të ditur në rrjetin social “X”.
“E informova atë për zhvillimet rajonale dhe dialogun ku theksova rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë BE-ShBA në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.