Lajçak paralajmëron vizitë në Beograd

Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ka njoftuar se do të shkojë për vizitë zyrtare edhe në Serbi, kjo në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi.

Lajçak gjatë javës së kaluar vizitoi Kosovën, ku është takuar me Besnik Bislimin, kryenegociatorin e Kosovës për dialogun me Serbinë të lehtesuar nga Brukseli.

“Pas forumit, vizitova Kosovën për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm të Kryenegociatorëve në Bruksel. Me Zëvendëskryeministrin e Parë, Besnik Bislimi, diskutuam zhvillimet e fundit gjatë verës, agjendën e takimit të ardhshëm të Kryenegociatorëve dhe qasjet për të trajtuar disa nga çështjet aktuale, si dhe hapat e ardhshëm për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit. Më pas, do të udhëtoj në Serbi për t’u përgatitur për takimin e ardhshëm në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Lajmet Lajçak paralajmëron vizitë në Beograd >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>