Lajçak paralajmëron takim të ri me Besnik Bislimin

Emisari i BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, ka paralajmëruar një takim të ri me kryenegociatorin kosovar, Besnik Bislimi.

Në rrjetin social Facebook, ai ka treguar për agjendën e takimeve gjatë javës së kaluar, derisa ka thënë se pika kryesore ka qenë takimi ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë për gjetjen e një zgjidhje pas vendimit të fundit të Bankës Qendrore të Kosovës me të cilën preket edhe dinari, monedhë përmes të cilës Serbia u dërgon ndihmë serbëve në Kosovë,

“Mirëprita angazhimin e të dy delegacioneve për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për komunitetet e prekura. Takimi ishte një hap i parë i rëndësishëm; megjithatë, mbeten shumë çështje politike dhe do të duhen bisedime shtesë në ditët që vijnë. Kjo është arsyeja pse si hap i menjëhershëm i radhës do të kem një diskutim pasues me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës dhe kryenegociatorin Besnik Bislimi”, ka shkruar ai.

Lajmet Lajçak paralajmëron takim të ri me Besnik Bislimin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>