Lajçak nga Shkupi: Anëtarësimi në BE kërkon kompromise historike

Emisari për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka qëndruar sot për një vizitë në Shkup ku ka marrë pjesë në një organizim të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.
Lajcak ka thënë se mesazh i tij ka qenë i qartë dhe se anëtarësimi në BE është një proces kërkues dhe se kërkon kompromise historike. Lajcak ka thënë se Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në këtë synim.
“Mesazhi im ishte i qartë: Anëtarësimi në BE është kërkues, kërkon kompromise historike dhe ka nevojë që e gjithë shoqëria të ketë sukses. Maqedonia e Veriut duhet të qëndrojë e fokusuar në qëllimin”, ka shkruar Lajcak.
A pleasure to be back in Skopje
to join the 7th plenary session of @NKEUMK, hosted by @SobranieRSM. My message was clear:
accession is demanding, requires historical compromises and needs all of society to succeed. North Macedonia must stay focused on the goal. pic.twitter.com/lDBncus7sj
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 11, 2024