Lajçak në Greqi, diskuton sfidat dhe aspektet e sigurisë në Ballkan

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka marrë pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë” në Greqi.

Përmes një postimi në platformën X ai ka thënë se në këtë konferencë mes tjerash ka folur për aspektet e sigurisë së dialogut Kosovë-Serbi.

“Faleminderit Nikos Dendias, për ftesën time në konferencën tuaj “Ballkani Perëndimor në kontekstin aktual të sfidave dhe kërcënimeve të sigurisë”. E përdora ndërhyrjen time për të folur për sfidat dhe rreziqet në Ballkan, si dhe për aspektet e sigurisë të Dialogut Beograd-Prishtinë”, ka shkruar Lajçak në platformën “X’.

Kujtojmë për takim të ardhshëm në mes kryemegociatorëve Miroslav Lajçak kishte thënë se po bëhen përgatitjet, në një postim të tij më 24 nëntor në Facebook ku shpesh bën një përmbledhje të punës së tij javore. Megjithatë, ai s’ka dhënë datë.

“U angazhova në diskutime të rëndësishme mbi dialogun dhe rrugën përpara. Këto biseda janë kritike në formësimin e punës që po bën ekipi im ndërsa përgatitemi për takimin e ardhshëm të kryenegociatorëve në dhjetor”, kishte shkruar Lajçak.

Takimi i fundit mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq, u mbajt më 24 tetor. Por, edhe ky takim kishte përfunduar pa ndonjë rezultat.

Lajçak më pas kishte thënë se fokusi në këtë takim ishte “në avancimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, veçanërisht përmes zbatimit të Marrëveshjes së vitit 2023 për Rrugën drejt Normalizimit”

“Megjithëse nuk bëmë hapa përpara për këtë, unë jam optimist për disa përparime të arritura në disa çështje të tjera kyçe, të cilat do t’i ndjekim në javët e ardhshme”, kishte thënë Lajçak. /21Media

A priten rezultate nga takimi i kryenegociatorëve të dialogut Kosovë-Serbi?


Notice: Undefined index: iconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobiliconSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: labelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116

Notice: Undefined index: mobillabelSize in /home/cp1533558p16/public_html/rahoveci.info/wp-content/plugins/float-menu/classes/Publish/Maker.php on line 116
Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker