Lajçak në Davos takohet me Vuçiqin, për herë të fundit në rolin e emisarit

Emisari special i BE’së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar për takimin që pati me presidentin serb Aleksandar Vuçiq në margjina të Forumit Ekonomik Botëror në Davos.
Lajçak përmes një njoftimi në platformën “X” tha se gjatë bisedës me Vuçiqin, ka theksuar se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 e shtroi rrugën e normalizimit.
“Në takimin tonë të fundit në rolin tim aktual, presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe unë folëm për gjendjen aktuale të Dialogut. Theksova se Marrëveshja e Ohrit e vitit 2023 hapi rrugën përpara drejt normalizimit. Përparimi i mëtejshëm është në interes të Serbisë, Kosovës dhe të ardhmes së tyre evropiane”, shkroi Lajcak.
Ndërkaq vlen të theksohet se ky ishte takimi i fundit me Vuçiqin, pasi që Miroslav Lajçak më 31 janar të këtij viti do ta përfundojë mandatin e tij si emisar special i BE për dialogun Kosovë-Serbi. /21Media
In our last meeting in my current role, @predsednikrs @avucic and I spoke about the state of play in the Dialogue. I underlined that the 2023 Ohrid Agreement paved the way forward towards normalisation. Further progress is in the interest of Serbia, Kosovo and their
future. pic.twitter.com/BoVjpWS7iJ
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 21, 2025