Lajçak: Milan Radojiçiq duhet të japë llogari dhe s’ka imunitet

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, është pyetur për faktin që Milan Radojiçiq po endet i lirë nëpër Serbi. Gërvalla ka thënë se s’dëshiron që të flasë vetë për një gjë të tillë dhe ka thënë se dëshiron të dëgjojë qëndrimin e Miroslav Lajçak dhe James O’Brien për një gjë të tillë.

Lajçak pasi ka marrë fjalën i ka kthyer përgjigje kryediplomates kosovare, duke thënë se ata që kanë kryer sulmin terrorist të 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’ka imunitet për ta. Lajçak thotë se ky është pozicioni që BE e përsërit edhe në takimet bilaterale.

“Qëndrimi i BE-së është i qartë, ata që e kanë kryer aktet kriminale te 24 shtatorit duhet të japin llogari dhe s’kanë imunitet për ta. BE këtë e thotë edhe në takime bilaterale”, ka thënë Lajçak.

Lajmet Lajçak: Milan Radojiçiq duhet të japë llogari dhe s’ka imunitet >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>