Lajçak e thotë hapur: Nëse deri në mars s’ka përparim, do të gjendet fajtori

“Afat natyror” për marrëveshjen, Lajçak: Nëse deri në mars s’ka përparim, do të gjendet fajtori.

Emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak ka deklaruar se nuk ka afate artificiale për arritjen e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, megjithatë ka thënë se deri në muajin mars do të kuptohen shumë gjëra.

Marsi, ka thënë ai, është afat natyror dhe deri në këtë muaj pritet avancim.

Por sipas Lajçak, nëse deri në mars nuk ka përparim, atëherë do të kuptohet se kush është fajtor.

“Nuk jam në favor të përcaktimit të afateve aritificiale, por megjithatë kemi afat natyror, sepse deri në mars do ta dijmë a jemi duke avancuar apo jo. Dhe nëse nuk avancojmë do ta kuptojmë pse, kush është fajtor”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka thënë se nëse njëra palë është fajtore për mos-arritjen e një marrëveshjeje, BE do ta ‘sanksionojë’ duke e përkrahur më pak se palën tjetër.

“Pas nënshkrimit të marrëveshjes, disa muaj do të duhen për implementim. Prandaj nuk duhet të humbim kohë”, ka thënë tutje ai në Klan Kosova.

Sa i përket pesëshes diplomatike që vizituan Prishtinë dhe Beogradin në javën e kaluar, Lajçak ka thënë se “misioni i së premtes së kaluar me të vërtetë ka qenë i peshës së rëndë”.

Lajçak ka folur edhe për takimet e tij të fundit me përfaqësues të vendeve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës. Ai ka thënë se të gjitha këto shtete presin sukses në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

“Jam takuar me katër nga pesë shtetet në dy ditët e fundit. Jam takuar me përfaqësues të Spanjës, Sllovakisë, Qipros, Greqisë dhe do të takohem me përfqësues të Rumanisë. Këto vende janë duke e përcjell procesin nga afër. Të gjitha dëshirojnë që ky proces të jetë i suksesshëm. Kaq mund të them tani për tani”, ka thënë ai.

Lajçka ka deklaruar se beneficionet për Kosovën janë të qarta nëse arrihet marrëveshja, por ka thënë se një herë duhet ta bëjë hapin e parë.

“Me këtë propozim Kosova nuk humb asgjë dhe fiton shumë”, ka thënë ai.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!