Lajçak: Duhet progres në zbatimin e marrëveshjes bazike

I Dërguari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak, ka dalë në konferencë pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi.

Para mediave, ai ka thënë se kanë folur për marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë, çështjet e pagesave, aspektin monetar dhe sistemin e pagesave.

Lajçak, ka shtuar se duan më shumë përparim në zbatimin e Marrëveshjes bazë, e cila tashmë ka bërë një vit që nga nënshkrimi.

Po ashtu ka thënë se në takimin e fundit në Bruksel, u ishte lënë palëve të vendosin vetë kë duan ta dërgojnë në takim.

“Kemi diskutuar një listë të gjatë të çështjeve. Dhe më e rëndësishmja është zbatimi i Marrëveshjes bazike të arritur dhe kjo është në interes të të gjithëve që të kemi progres në zbatimin e kësaj marrëveshjeje. Është marrëveshja më e mirë që kemi mundur të arrinim. Nëse do të kishte marrëveshje më të mirë, do ta kishim bërë prandaj është në interes të secilit që të zbatohet. Sepse në këtë marrëveshje kemi të gjitha përgjigjet, çfarë të bëjmë dhe si t’i bëjmë. Pyetja e vetme është se kur do të ndodhë zbatimi i këtyre pikave. Kemi shpenzuar shumë kohë për të ndërmarrë hapa dhe ka frikë në të dyja palët se çfarë do të bëjë unë e çfarë pala tjetër. Por besoj se këto çështje munden shumë thjesht të zgjidhen. Është me rëndësi të them se diskutuam edhe për çështjen e pagesave dhe që është pjesë e procesit të dialogut, diskutuam edhe këtë çështjen në takim. Ashtu siç kemi biseduar edhe në Bruksel, dhe kemi pasur disa pyetje dhe kemi diskutuar për ato që çështje që kanë tejkaluar kompetencat e delegacioneve në Bruksel”, ka thënë ai.

Në përfundim, Lajçak ka thënë se ka lënë hapësirë për të dyja palët për të prezantuar çështjet që duan të diskutojnë dhe se takimet e ardhshme do të zhvillohen në nivelin negociator.

“Duhet të jemi të sigurt që në fund qytetarët të mos ndikohen negativisht nga një vendim i tillë, [rregullorja e BQK-së]. E kam lënë të hapur mundësitë që ta për të dy palët që ta prezantojnë çështjet që të diskutojnë… Ua kam lënë vendeve që të vendosin se kë do at dërgojnë në Bruksel për të diskutuar, por takimet e ardhshme janë në kuadër të nivelit negociator”, ka deklaruar Lajçak.

Lajmet Lajçak: Duhet progres në zbatimin e marrëveshjes bazike >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>