Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin trepalësh që kishte me kryenegociatorët për dialogun Kosovë-Serbi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin.

Lajçak ka thënë se për çështjen e dinarit do të vazhdojnë diskutimet të hënën.

Por ai ka shtuar se marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Prita dy kryenegociatorët për të diskutuar zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit dhe çështje të tjera, përfshirë. ndikimi i vendimit në operacionet me para. Ne ramë dakord që të vazhdojmë me këtë çështje të hënën e ardhshme, ndërsa Marrëveshja do të duhet të adresohet nga liderët”, ka shkruar Lajçak.

Lajmet Lajçak: Diskutimet për dinarin vazhdojnë të hënën >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>