Lajçak del me njoftim për takimin që pati sot me Osmanin

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shkruar në platformën “X”, të martën për takimin që e ka pasur me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Lajçak ka thënë se e ka përditësuar Osmanin për gjendjen e dialogut Kosovë-Serbi.

Ai ia ka treguar asaj për mënyrën sesi BE-ja e sheh procesin e dialogut në muajt e ardhshëm.

“Takimi im i parë sot në Kosovë ishte me Presidenten Vjosa Osmani. Unë e përditësova atë për gjendjen e Dialogut Kosovë-Serbi dhe procesin në muajt e ardhshëm siç e shohim ne. Mirënjohëse për pikëpamjet dhe njohuritë e saj”, ka thënë Lajçak.

I dërguari evropian gjatë ditës është takuar edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendësin e tij, Besnik Bislimi.

Ndër temat e diskutuara ka qenë edhe vendimi i Kosovës për ndalimin e dinarit në Kosovë.

Lajmet Lajçak del me njoftim për takimin që pati sot me Osmanin >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>