Laban Cheruiyot dhe Luiza Gega fituesit e maratonës “Prishtina 2024”

Olimpistja shqiptare Luiza Gega ka fituar maratonën e Prishtinës të dielën.

Gega triumfoi në garën 42 kilometra me kohë 2:35:07 orë, duke vendosur rekord kombëtar.

Gega, kampione olimpike në 3000 metra me pengesa, garoi në “Paris 2024” në këtë disiplinë, por nuk arriti në finale.

“Është kënaqësi shumë e madhe. Nuk jam shumë për maratonë, por mendoj se ka ardhur koha të testohem në garat e rrugës. Ky është një fillim i ri për mua. Sot vendosa rekord shtetëror për Shqipërinë. E shijova shumë itinerarin e garës. Organizimi ishte shumë i mirë. Kishte shenja treguese, polici. Prisja konkurrencë më të madhe. Vajzat nga Kenia janë shumë të mira. Kam vrapuar me një vajzë që ishte në 21 kilometra, kur ajo u kthye më erdhi keq të ulja ritmin dhe vazhdova. Sot më shumë erdha për ta përshkuar distancën. Në kilometrin e 35-të pata pak vështirësi, por që e kalova. Kjo është maratona ime e dytë në karrierë, por jo edhe e fundit. Do të jem në Tiranë muajin tjetër”, tha Gega.

Në konkurrencën e meshkujve vendet e para i zunë atletë nga Kenia.

Keniani Rono fitues i gjysmëmaratonës së Prishtinës

Keniani Kennedy Kipkemoi Rono ka fituar garën e gjysmëmaratonës (vrapim 21 kilometra) në Prishtinë të dielën.

Rono vrapoi shtegun për 1:04 orë, ndërsa i dyti në cak arriti Bethwel Kiprono Chem]eno me kohë 1:05.01 orë.

Sot po mbahet edicioni i 23-të i maratonës dhe gjysmëmaratonës “Prishtina 2024”.

Garat u mbajtën në disiplina 2-kilometërshe, 5 km, 10 km, 21 km dhe maratonë 42 kilometra e 195 metra.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Test

Please consider supporting us by disabling your ad blocker