Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës, nëse e shihni thirrni numrin 192

Sektori i Hetimeve i Stacionit Policor në Prizren, bazuar në ligjin për publikimin e fotos me shënime tjera të personave  të kërkuar, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prizren, me qëllim të identifikimit dhe lokalizimit të një personi të dyshuar, kërkon bashkëpunim me qytetarët.

Policia informon se personi në fjalë kërkohet për veprën penale “Kanosje” e cila ka ndodhur me 30.12.2022 në rrugën “Villiam Voker”  në Prizren.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit  të kërkuar në foton e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:- 192 dhe 080019999 (pa pagesë) – 029  244 -740 –Stacioni Policor  Prizren- E-mail adresa: info@kosovopolice.com”, thuhet në apelin e policisë.

Lajmet Ky person po kërkohet nga Policia e Kosovës, nëse e shihni thirrni numrin 192 >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>