Ky është arbitri kryesor që do të ndajë drejtësinë në sfidën Shqipëri-Itali
Gjermani Feliks Zvajer do të jetë gjyqtari i ndeshjes të së shtunës mes Shqipërisë dhe Italisë, sfidë që do të luhet në Dortmund dhe e vlefshme për Grupin B të Euro 2024.
43-vjeçari këtë sezon ka arbitruar 18 ndeshje në Bundesliga dhe 4 ndeshje të Ligës së Kampionëve.
Mes tyre edhe ndeshja e parë të fazës së 16-të mes Napolit dhe Barcelonës, që përfundoi 1-1.
Një vit më parë aio drejtoi edhe finalen e Ligës së Kombëve mes Spanjës e Kroacisë, dy ekipet e tjera të këtij grupi.
Ai gjykon në Bundesliga që prej sezonit 2009-2010, pra një gjyqtar me përvojë në arenën ndërkombëtare.
Më 30 prill 2018, Zvajer u zgjodh nga FIFA si një nga gjyqtarët ndihmës-video për Kupën e Botës FIFA 2018 në Rusi, Kupa e parë e Botës, në të cilën FIFA përdori teknologjinë.
Lajmet Ky është arbitri kryesor që do të ndajë drejtësinë në sfidën Shqipëri-Itali >> Rahoveci INFO.