Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami ministrat e rinj në Maqedoninë e Veriut

Kuvendi, me 63 vota “për” asnjë “kundër” dhe asnjë “të përmbajtur” zgjodhi Ilir Demirin për Ministër të Shëndetësisë dhe Naim Bajramin – Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë.

Pas zgjedhjes dy Ministrat e rinj dhanë deklaratë solemne dhe u bënë pjesë e Qeverisë që ka për obligim t`i përgatisë zgjedhjet.

Në seancën e sotme Kryeministri Talat Xhaferi, theksoi se për ministrat e rinj nuk ka se cfarë të flet, pasi për ta flasin veprat dhe biografitë e tyre që u janë dorëzuar deputetëve.

Posaçërisht për propozimin për shëndetësi, Ilir Demiri, nuk ka nevojë për prezantim, sepse çdokush prej nesh, të paktën ne prej Pollogu, ka pasur rastin, personalisht apo një anëtar i familjes së tij, të kalojë në Klinikë dhe të shoh se si e menaxhon Spitalin Klinik në Tetovë. Për propozimin Naim Bajramin, magjistër i teknologjisë informatike, person i ri i cili ka marrë rastin të dëshmohet në profesion”, deklaroi kryeministri Talat Xhaferi.

Lajmet Kuvendi voton ndryshimet në qeveri, Ilir Demiri dhe Naim Bajrami ministrat e rinj në Maqedoninë e Veriut >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>