Kuvendi vendos të enjten nëse mandati i Olta Xhaçkës do dërgohet në Kushtetuese apo jo

Në seancën që pritet të mbahet të enjten (11 prill), Kuvendi do të vendosë nëse çështja e mandatit të deputetes socialiste, Olta Xhaçka do t’i kalojë ose jo Gjykatës Kushtetuese për shqyrtim.

Gjatë mbledhjes të Këshillit të Mandateve dhe Imuniteteve që u mbajt sot, deputetja Klodita Bushka kërkoi që duke u bazuar në diskutimet që u bënë gjatë mbledhjes, të vendoset në seancë plenare nëse Gjykata Kushtetuese duhet të marrë në shqyrtim çështjen nëse Olta Xhaçkës duhet t’i hiqet ose jo mandati i deputetes pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik.

Bushka: I propozojmë seancës plenare të vendosë lidhur me dërgimin e çështjes në Gjykatën Kushtetuese nisur me gjithë analizën e çështjes që bëmë këtu.

Bardhi: E kuptoni pra qytetarë, u duhen edhe 48 orë për të kuptuar nëse e ka lëshuar apo jo Rama Olta Xhaçkën

Lajmet Kuvendi vendos të enjten nëse mandati i Olta Xhaçkës do dërgohet në Kushtetuese apo jo >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioDrini
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>