Kuvendi shkarkoi Taravarin, Sela: Në 18 shkurt zgjidhet kryetari i ri i ASH

Kuvendi qendror i Aleancës për Shqiptarët me mbështetësit e Ziadin Selës, me 106 vota nga 108 kuvendarët e pranishëm, vendosi të iniciojë shkarkimin e Arben Taravarit nga pozita e kryetarit.

Konfirmimi i kësaj nisme do t’i kalojë Kongresit të jashtëzakonshëm të thirrur për në datë 18 shkurt.

Sela tha se Taravarin me mbështetësit e tij do ta presin të paraqitet edhe në Kongres, që të mos ketë nevojë që çështja të kalojë në gjykatë.

Nga ana tjetër, i pyetur për mbështetjen që Taravari mori nga kuvendarët dy ditë më parë, Sela tha se vendi për të votuar ishte sot, në Kuvend qendror.

“Unë nuk jam në ndjekje të atyre që nënshkruajnë. U thanë se ishin disa në numër; 85, 70 e nuk e di sa. Vendimet nuk sillen në miting politik por sillen në organet e partisë. Dita për të votuar dhe për të ngritur dorën ishte sot. Vetë fakti që nuk u paraqitën tregon se duan të kontrabandojnë vendimin”, deklaroi Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit qendror.

I pyetur nëse rikthehet në krye të partisë si kryetar, Sela tha se ai nuk iu ikën përgjegjësive por se kjo çështje nuk është subjekt i preferencave të tij, por vendim i Kongresit.

Statuti i partisë kufizon numrin e mandateve të kryetarit në dy, por sipas Selës, Kongresi ka edhe të drejtën e ndryshimit të statutit.

“Ju e dini përgjigjen që unë nuk i ik përgjegjësisë në jetë kurrë. Me mund e kam ndërtuar dhe e kemi ndërtuar bashkë me gjithë këta anëtarë të ASH-së këtë parti. Janë çështje të cilat i vendos kongresi dhe nuk i vendos unë personalisht. Dhe kur flas për kongresin, kongresi ka të drejtën legjitime edhe për të sjell statut, edhe për të bërë ndryshime në statut, edhe për të mos bërë ndryshime në statut dhe Aleanca për Shqiptarët të vazhdojë ashtu siç është statuti”, shtoi Ziadin Sela, kryetar i Kuvendit qendror.

Aleanca për Shqiptarët nuk shqyrtoi sot vendimin e kryesisë qendrore të partisë për të shkuar vetë në zgjedhje, sepse ky shqyrtim duhet të iniciohet nga kryetari.

Do të ketë një mbledhje tjetër të posaçme, pasi Kongresi të zgjedhë kryetarin e ri.

Lajmet Kuvendi shkarkoi Taravarin, Sela: Në 18 shkurt zgjidhet kryetari i ri i ASH >> Rahoveci INFO.

Ballina
RadioRahoveci
Video
Këmbimi
Moti
error: Ku po shkon !!

Adblock Detected

<script async src="https://pagead2.googlesyndication.com/pagead/js/adsbygoogle.js?client=ca-pub-4893917327478903" crossorigin="anonymous"></script>